U shoqëruan dhe e pastruan Matkën nga mbeturinat

Të rinjtë me përkatësi të ndryshme etnike e pastruan Matën nga mbeturinat, duke u shoqëruar dhe zbavitur së bashku. Këtë e bënë nën organizimin e Lëvizjes LEAD dhe nën moton “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”.

Ky ishte aksioni i dytë nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, në shtatë muajt e ardhshëm.

Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” përkrahet nga programi Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button