Agjencia për Ushqim tregon çfarë zbuluan hetimet në fabrikën e të helmuarve, LEAR

“Ushqimi në ndërmarrjen Lear ku 23 persona paraqitën simptoma të lehta të helmimit, ishte shpërndarë në mënyrë përkatëse, i ruajtur dhe shërbyer në paketim origjinal dhe me afat adekuat të përdorimit, ndërsa menza i plotëson kushtet e higjienës përkatëse për shkak se nuk është shqiptuar masë kohore për mbylljen e saj”, deklaroi sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, njofton Portalb.mk.

Inspektorët e Agjencisë në bashkëpunim me Inspektorin sanitar dje bënë kontroll të jashtëzakonshëm në ndërmarrje.

“Me qëllim t’i konfirmojmë shkaqet për paraqitjen e helmimit, shërbimet e inspektorëve morën mostra për testim laboratorik nga ushqimi që janë shërbyer, nga sipërfaqet punëtore në menzë, si dhe nga personi i punësuar i cili e ka shërbyer ushqimin, të cilit i është bërë kontroll mjekësor në mënyrë plotësuese”, informojnë nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.

Agjencia do të vazhdojë ta ndjek rastin dhe ta informojë opinionin për çdo gjë të re në lidhje me të.

Njëkohësisht apelon që për shkak temperaturave të larta dhe rritjes së rrezikut për prishjen e ushqimit dhe shfaqjen e helmimeve, qytetarët të kenë kujdes se prej ku blejnë ushqim dhe të kenë kujdes për higjienën personale gjatë përgatitjes dhe ruajtjes së ushqimit.

Ndryshe,  dje 23 të punësuar të kompanisë Lear, nga zona zhvillimore industriale në Tetovë janë helmur. Shenjat e para të helmimit fillimisht i kishin shfaqur katër persona të cilët në mëngjes kishin hëngër sallam dhe pashteta. Të helmuarit kanë pasur marramendje dhe të vjella dhe kanë kërkuar ndihmën e shpejtë.

Fabrika ishte në qendër të vëmendjes edhe në fund të muajit mars ku nga kjo fabrikë u helmuan 220 persona. Agjencia për ushqim dhe veterinari atëherë vërtetoi se shkaku ishte bakteria strafilokoka e cila ishte gjendur në kuzhinë dhe në duart e kuzhinierëve që e kishin përgatitur ushqimin për punëtorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button