Bejta kujton dëshmorët: Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë më 9 korrik 1997 (FOTO)

Në 20 vjetorin e ngjarjeve të Gostivarit, një delegacion i Komunës së Gostivarit i udhëhequr nga Kryetari, Nevzat Bejta dhe kryesuesi i Këshillit Komunal, Nasir Musliu bënë homazhe në vendprehjet e dëshmorëve të 9 Korrikut.

Në prononcimin për mediat, Kryetari,

U përkujtuan dëshmorët e 9 Korrikut, Bejta Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë (1)

Nevzat Bejta u shpreh që: “Më 9 Korrik të vitit 1997 në Gostivar ndodhi një masakër e paparë në tokat shqiptare ku ranë tre dëshmorët e Kombit,  Shpend Useini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dauti.

“Unë jam prej politikanëve që them se më mirë është të pësojnë politikanët se sa qytetarët. Nuk besoj që do të lejojmë që dikush në të ardhmen t’i keqpërdore institucionet e shtetit për interesat e veta politike dhe për të mbuluar fëlliqësirat që i kanë bë gjatë qeverisjes së tyre. Besoj se ashtu siç kemi punuar, do të punojmë edhe në  të ardhmen që amanetin e gjithë dëshmorëve ta qojmë në vend dhe tokat shqiptare të zhvillohen ashtu siç janë zhvilluar shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha mes të tjerash Kryetari Bejta, duke shtuar që: ”Gostivari dhe tokat shqiptare janë pjesë e kontinentit të Evropës dhe nuk do të lejmë më që të përsëriten tragjeditë tek pjesëtarët e shoqërisë shqiptare”.

U përkujtuan dëshmorët e 9 Korrikut, Bejta Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë (13)

“Lavdi dëshmorëve të Kombit që ranë më 9 Korrik që sot Ne të kemi një jetë më të mirë, dhe besoj që në tridhjetë-vjetorin  e rënies së tyre, Gostivari dhe tokat shqiptare do të jenë krejtësisht ndryshe. Ne si Komunë e kemi obligim që t’i nderojmë të gjithë dëshmorët e Kombit që flijuan jetët  e tyre që Ne sot të jetojmë më mirë”, përfundoi Bejta.

Kujtojmë që më 9 Korrik të vitit 1997 në qytetin e Gostivarit ndërhynë forcat policore për të larguar flamurin kombëtare prej para objektit të Komunës së Gostivarit. Për pasojë, u vranë tre qytetarë, kurse me qindra dhe mijëra të tjerë u rrahën brutalisht dhe u burgosën politikisht. Në mesin e tyre ishte edhe Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

U përkujtuan dëshmorët e 9 Korrikut, Bejta Në Gostivar ndodhi një masakër e paparë (18)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button