Shkupi përkujton masakrën e Srebrenicës

Në iniciativë të Shoqatës AVAZ për herë të parë këtë vit delegacioni kuvendor do të marrë pjesë në përkujtimin në Qendrën përkujtimore Potoçari me rastin e 11 korrikut – Dita për përkujtim të gjenocidit në Srebrenicë.

Siç kumtoi sot deputeti Zeqir Ramçiloviq, delegacionin do ta kryesojë ai, ndërsa në të do të jenë edhe kolegët e tij Rexhail Islamili dhe Ilija Nikollovski.

“Në këtë mënyrë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i nderon të gjithë viktimat e gjenocidin dhe shpreh ngushëllime më të thella me familjen e viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995”, thekson Ramçilloviq.

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të gjenocidit dhe grupit të qytetarëve të kryesuar nga shoqata “Divan” do të udhëtojë dhe për të tretën herë do të marrë pjesë në përkujtimin në Potoçari. Njëherit, në kuadër të shënimit tradicional, më 11 korrik në Shkup do të mbajë “Marsh të paqes” të kryesuar nga shumë organizata joqeveritare në krye me Bashkësinë kulturore boshnjake – BKB dhe qytetarë të cilët e dënojnë gjenocidin në Srebrenicë.

Shoqata AVAZ potencoi Ramçilloviq, në mënyrë më të ashpër dhe pa mëdyshje i dënon të gjitha krimet, por edhe të gjithë që e mohojnë gjenocidin ndaj popullatës civile në Srebrenicë.

“Kjo ditë të jetë një mësim, paralajmërim dhe thirrje për paqe dhe mirëkuptim me qëllim që diku, dikujt dhe asnjëherë të mos përsëritet Srebrenicë”, shkruan Ramçilloviq.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 4 shkurt të vitit 2010 e mbështet Rezolutën e Parlamentit Evropian për Srebrenicën, të miratuar më 15 shkurt të vitit 2009 dhe u obligua se në mënyrë adekuate do ta shënojë 11 korrikun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button