Blerja e bostanit për të cilën Qeveria siguroi dy denarë shtesë, vijon pa probleme

Blerja e bostanit për të cilën Qeveria ka siguruar dy denarë shtesë subvencione, vijon pa probleme dhe në rend sa më të mirë. Në të gjitha qendrat e blerjes jepen shënime sipas kandarit dhe zhvillohet evidencë e plotë.

Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, stabilizimi i çmimit pritet pas 15 korrikut kur sasitë e bostanit në treg do të zvogëlohen.

“Isha në terren. Me të vërtetë kemi problem serioz me bostanin për shkak të prodhimtarisë në vendet përreth, veçanërisht në Serbi. Prandaj menjëherë, pas të gjitha takimeve me prodhuesit dhe blerësit, në seancë urgjente qeveritare e sollëm Vendimin për subvencion shtesë prej dy denarëve për një kilogram të bostanit të shitur te përpunuesit e regjistruar nga 3 deri më 15 korrik, kur edhe sasitë për pasman janë më të mëdha. Fermerët treguan se pikërisht kjo periudhë, prej 3 deri më 15 korrik do të jetë më kritik dhe se pritet stabilizim i çmimit pastaj sepse oferta do të zvogëlohet”, thotë Nikollosvki.

Subvencioni ka të bëjë me çmimin e blerjes deri në maksimum katër denarë, por kusht është edhe prodhimtaria të mos jetë më e madhe se 50.000 kilogramë për një hektarë që, natyrisht, thekson ministri, është maksimumi i cili mund të arrihet.

Tha edhe se çmimi i bostanit ka rënë në tre denarë për shkak se Ministria e Bujqësisë ka reaguar dhe intervenuar shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button