Diplomati gjerman në Shkup: Është koha që tejkalohen bllokadat në Maqedoni

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot prej sot deri të martën do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.

“Është koha që tejkalohen bllokadat në IRJM. Politikanët përgjegjës e sollën vendin në një situatë shumë të vështirë. Prandaj jam i kënaqur nga sinjalet e para shpresuese nga qeveria e re. Kryeministri Zaev tha qartë se dëshiron që në mënyrë themelore të merret me integrimin në BE dhe se është sinqerisht i interesuar për pajtim rajonal”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane para vizitës, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Është paraparë që Rot fillimisht ta vizitojë Beogradin dhe pastaj të arrijë në Shkup.

“Pas Beogradit, Rot udhëton për në Shkup ku qeveria e re e filloi punën e saj pas zgjedhjeve në dhjetor, Formimi i qeverisë ishte i gjatë dhe i rëndë”, thuhet në informacionin nga MPJ-ja gjermane në të cilin nuk theksohet me kë do të takohet diplomati gjerman në Maqedoni.

Mihael Rot është njëri prej diplomatëve më me ndikim në MPJ-në gjermane, ai është anëtar i socialdemokratëve gjermanë dhe një prej bashkëpunëtore më të afërt të ministrit të Punëve të Jashtme, Zigmar Gabriel, i cili është pjesë e fushatës së SPD-së për zgjedhjet federale të caktuara për në shtator, ndërsa merr pjesë edhe enë meditimin ndërkombëtare për krizën në Katar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button