Osmani vishet me fanellën e “Skopjes”

Futbollisti shkupjan, Florent Osmani është përforcimi i madh i “Skopjes”, skuadër kjo që sezonin e ri do të garojë në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Futbollisti shkupjan, që ka mbushur 29 vjet, në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit që garoi në Superligën e Kosovës, ndërsa pas përfundimit të kontratës, ka vendosur të kthehet në kampionatin vendor.

Osmani i është bashkuar stërvitjeve të ekipit të ri për sezonin e ri, ndërsa ka firmosur kontratë një vjeçare me mundësi rinovimi. Osmani më herët ishte pjesë e ekipit të FC Shkupi nga Çairi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button