Haziri: Deputetët e LDK’së nuk guxojnë të ndahen nga grupi parlamentar

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se deputetët e koalicionit LAA që kanë fituar mandatin në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, nuk mund dhe nuk guxojnë të ndahen nga grupi, duke përfshirë edhe deputetët e AKR’së dhe Alternativës.

Këto deklarata, Haziri i bëri gjatë një interviste me shqiptare.eu, ku ai foli edhe për një numër çështjes rreth procesit të formimit të Qeverisë dhe situatën në të cilën gjendet LDK’ja pas zgjedhjeve.

“LDK-ja është unike sot. Deputetët e saj nuk guxojnë dhe nuk mund të ndahen nga grupi parlamentar, duke përfshirë edhe deputetët e AKR-së dhe Alternatives. Ai që del nga 29, definitvisht do të japë llogari para votuesve të LDK-së sepse këto vota janë të LDK-së”, ka thënë Haziri.

Ditë më parë është raportuar se koalicioni PAN i ka gjetur te grupi parlamentar i LAA’së dy, eventualisht tri votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re me Haradinajn Kryeministër.

Po ashtu është thënë se partitë nga PAN kishin zhvilluar negociata edhe me AKR’në e Pacollit për të hyrë në koalicion pas zgjedhjeve, gjë që mund të mos realizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button