Osmani: Ligji i gjuhës në Venedik, kërkesë e BE-së

Kalimi i ligjit të gjuhës në Komisionin e Venedikut, bëhet me kërkesë të faktorit ndërkombëtarë më qëllim që në të ardhmen të paralajmërohet kontestimi i tij ose ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, deklaroi zv.kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani, në emisionin 360 gradë në Alsat.  Pengesë për moszbatimin e ligjit për gjuhës shqipe deri më tani sipas Osmanit ka qenë  mos dakordimi i disa detajeve të këtij ligji, njofton Alsat M.

U morëm vesh që në qeveri do e miratojmë shumë shpejtë.Kishte disa sugjerime nga faktori ndërkombëtar se nuk duhet të lejojmë që eventualisht pas miratimit të lejohen zëra të cilat mund ta kontestojnë kushtetushmërin e ligjit  – deklaroi Bujar Osmani-Zëvendës Kryeministër për Integrime.

Sipas Osmanit ky ligj duhet të miratohet sa më shpejtë me qëllim që mos të jetë pjesë e agjendave elektorale të partive politike . Ai më tej u shpreh i gatshëm për  bashkëpunim edhe me Kryetarin e shtetit Gjorgje Ivanov si dhe me partin opozitare VMRO DPMNE me qëllim të integrimit më të shpejt  të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button