Garet: Reformat janë fillim i mirë për lëvizjen e Maqedonisë përpara

“Maqedonia dhe Greqia duhet të tregojnë guxim, vullnet politik dhe fleksibilitet që të arrijnë marrëveshje afatgjate të pranueshme për kontestin me emrin”, porositi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet, në një intervistë për TV “Sitel”, njofton Portalb.mk.

“Por, patjetër duhet të them se reformat që Qeveria i planifikon që t’i zbatojë, energjinë dhe përkushtimin të cilën e demonstrojnë ndaj programit për reforma është fillim i ri për lëvizje përpara, pasi që tregojnë përkushtim dhe siguri se reformat janë të patjetërsueshme dhe do të ndodhin”, tha Garet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button