fbpx

Papa Françesko: Më shqetësojnë “aleancat e rrezikshme” në samitin e G-20

Papa Françesko deklaroi sot se Samiti i G-20, i cili po mbahet në Hamburg, e “shqetëson” për shkak të “aleancave shumë të rrezikshme” potenciale midis liderëve botërorë, të cilët mund të kenë pasoja të dëmshme për migrantët.

“Jam i shqetësuar për shkak të aleancave shumë të rrezikshme midis forcave të cilat kanë version të keq për botën: SHBA dhe Rusi, Kina dhe Koreja Veriore, presidenti rus Vlladimir Putin dhe lideri sirian Bashar al Asad për shkak të luftës në Siri”, theksoi Papa në një intervistë për gazetën italiane “Republika”.

Ai theksoi se migrimi është një problem i madh në ditën e sotme, ndërsa samiti i G-20 e shqetëson sepse më së shumti i godet migrantët.

“Rreziku ka të bëjë me migrimin. Problemi ynë kryesor dhe për fat të keq problemi gjithnjë e më i madh në botë sot janë të varfrit. të dobëtit dje të injoruarit, midis të cilëve edhe migrantët. Prandaj më shqetëson G-20. Më së shumti i godet migrantët”, shtoi papa Françesku, duke i përmendur vendet të cilat “frikësohen nga invazioni i migracionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button