“G sipas vargjeve satirike nga Gjergj Fishta” shfaqja më e re e Teatrit Shqiptar në Shkup (FOTO+VIDEO)

Me regji të Sulejman Rushitit dhe muzikë të Pasionare Asllanaj, Teatri Shqiptar i Shkupit sjell shfaqjen më të re ” G sipas vargjeve satirike nga Gjergj Fishta”, njofton Portalb.mk.

Premiera e kësaj shfaqjeje do të mbahet në Teatrin e Komedisë në Shkup, përballë Universitetit Evropian në Shkup , më 12 korrik 2017, e mërkurë, me fillim prej orës 20.00. (Teatri i Komedisë gjendet: KËTU)

Shfaqja “G sipas veprës satirike nga Gjergj Fishta” vjen me rolin e aktorëve të shquar si: Adem Karaga, Genci Mirzo, Blerim Dardhishta, Fisnik Zeqiri, Dritëro Agolli si dhe dy aktoreve Vjollca Bekteshi Hamiti dhe Aida Elezi.

Premiera e kësaj shfaqjeje vjen pikërisht në ditëlindjen e Teatrit Shqiptar, premierën e parë të dhënë nga trupa teatrore më vitin 1950.

Në lidhje me këtë shfaqje regjisori Sulejman Rushiti për Portalb.mk u shpreh kështu:

“Bëhet fjalë për një dramatizim të veprës së plotë satirike të Fishtës të cilin e kam bërë si nismë për ta vendosur në skenë për 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar. Vepra është zgjedhur për mesazhin dhe përmbajtjen dhe për gjuhën poetike. Nisma për 100 Vjetorin dështoi, vendosëm që të shënohet një tjetër përvjetor, 67 vjetori i Teatrit Shqiptar. Fishta është një autor që meriton të rehabilitohet dhe të pastrohet nga akuzat e mveshura nga dogma! Është një intelektual që i ka trajtuar fenomenet shkatërrimtare të shoqërisë, person që ka thirr për të gjetur pikat që na bashkojnë e jo ato që na ndajnë”, tha Rushiti.

Më poshtë keni edhe sekuencë nga prova e finale e kësaj shfaqje.

Shfaqja "Sipas veprës satirike nga Gjergj Fishta"
Shfaqja “Sipas veprës satirike nga Gjergj Fishta”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button