Putin dhe Erdogan u takuan në Hamburg

Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar sot me kolegun turk Rexhep Taip Erdogan, duke theksuar se në zgjidhjen e krizës në Siri dhe në luftën kundër terrorizmit në vend ka progres serioz, ndërsa e gjithë kjo është falë orvatjeve të Qeverisë turke.

Në takimin, i cila u mbajt gjatë samitit të G-20 në Hamburg, Putini theksoi se kohëve të fundit është punuar shumë në zhvillimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe për zgjidhjen e shumë problemeve, që janë në interes të dy vendeve.

Erdogani theksoi se orvatjet e përbashkëta të Moskës dhe Ankarasë janë shembull i mirë për popujt e rajonit dhe për vendet në mbarë botën. Ai e falenderoi në emër të popullit turi për rolin që Rusia e ka luajtur në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button