Miku i rapsodit që vrau bijën e tij: Vështirë të edukohen fëmijët në diasporë

Në Dremjak të Ferizajt u varros sot Sami Veseli bashkë me të bijën që e vrau vetë. Familjarët dhe miqtë e kanë një mirëkuptim për burrin që la të plagosur rëndë gruan. Thonë se gjithë këtë e bëri për të ruajtur moralin, raporton Klan Kosova.

Babë e bijë vdiqën me 2 të këtij muaji.

Deri te tragjedia erdhi pasi Samiu, i njohur si këngëtar i muzikës folklorike shtiu mbi vajzën e bashkëshorten e në fund bëri vetëvrasje.

Kryefamiljari që prej kohësh jetonte në Frankfurt të Gjermanisë me pesë fëmijët e me gruan thuhet se nuk mundi tu bëjë ballë kulturave europiane.

Kështu mendon një mik i 52-vjeçarit që në varrim ka ardhë nga Franca.

“Bëj një apel për të gjithë bashkëkombësat e mi që mos të lakmojnë një jetë të diasporës se na prej kjohja. Jam shumë i trishtuar pasi jam prind edhe vetë. Mua ndoshta do të më pret edhe kjo sepse me të vërtetë është e vështirë që të edukohen fëmijët tanë në diasporë duke marrë parasysh se një jetë në diasporë është e vështirë”, tha ai për Klan Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button