IS-i e mori përgjegjësinë për sulmin në Sinaj të Egjiptit

Militantët islamikë e kanë sulmuar dje një bazë të largët të ushtrisë së Egjiptit në Gadishullin e Sinajit, me sulm vetëvrasës me makinë-bombë dhe me zjarr nga armatimi i rëndë, me ç’rast janë vrarë së paku 23 ushtarë dhe plagosur 26 të tjerë. Konsiderohet se ky ishte sulmi më vdekjeprurës në dy vitet e fundit, transmeton REL.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme të koordinuara.

Sulmi kishte filluar herët në mëngjes, kur një sulmues vetëvrarës me makinën e tij u përplas në postbllokun në kompleskin ushtarak në fshatin al-Barth, në jugperëndim të qytetit kufitar, Rafah.

Zyrtarë të sigurisë thanë se pas kësaj, dhjetëra militantë të maskuar kanë hapur zjarr kundër ushtarëve.

Të shtënat kishin zgjatur gati një orë, ndërsa në kompleks ishin të vendosur afro 60 ushtarë.

Pas sulmit, militantët kishin plaçkitur, konfiskuar armatim dhe municion dhe ishin larguar.

Një numër i militantëve ishin vrarë gjatë të shtënave.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Shtetet e Bashkuara fuqishëm e dënojnë këtë sulm dhe vazhdojnë “të qëndrojnë me Egjiptin derisa ai konfrontohet me terrorizëm”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button