Diplomati gjerman para ardhjes në Shkup: I kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Roth, nga e diela deri të martën do të arrijë për vizitë në Maqedoni dhe Serbi.

“Ishte koha e fundit që të tejkalohet bllokadat në Maqedoni. Politikanët e përgjegjshëm e morën vendin nga një situatë e rëndë. Për këtë arsye jam i kënaqur nga sinjalet e para të qeverisë së re. Kryeministri Zaev ka treguar qartë se dëshiron të merret me integrimet në BE dhe se është i interesuar për qetësim rajonal”, thuhet në informacionet e MPJ-së gjermane.

Roth së pari do ta vizitojë Beogradin, ndërsa pastaj do të arrijë në Shkup.

Michael Roth është njëri nga diplomatët më me ndikim në MPJ-në e Gjermanisë.

i është anëtarë i social-demokratëve gjerman dhe është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt ministrit për Punë të Jashtme, Zigmar Gabriel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button