Në VK “Bogorodicë” nuk ka pritje më të gjata për hyrje në Greqi

Pritjet në vendkalimin tonë më frekuentues kufitar “Bogorodicë” mëngjesin e sotëm janë dhjetë deri 15 minuta sa nevojiten për formalitetet e detyrueshme, para se gjithash për verifikim të dokumenteve të udhëtimit, informuan nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare.

Momentalisht në VK “Bogorodicë” nuk ka kolonë sikur për uikende të vazhduara dhe kalim të kufirit nga ana jonë kryhet shumë shpejt. Kolona e automjeteve nuk është e gjatë, më saktë deri para rampës në kufi ose platesë së kazinosë “Flamingo” që ndodhet njëqind metra nga vendkalimi kufitar.

Nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare thonë se fluksi i automjeteve në valë është i paparashikueshëm, por edhe se nga mëngjesi gjithçka është normale për sezonin veror dhe nuk ka ndalesa në kufirin tonë për hyrje në Greqi.

Ngjashëm është gjendja edhe në vendkalimin kufitar “Dojran” ku pritja për hyrje në Greqi është dhjetë minuta. Nëse deri në mesditë vjen deri në intensifikim të qarkullimit askush nuk mund të parashikojë, por duke pasur parasysh se mëngjesi kaloi pa probleme edhe gjatë ditës nuk pritet ngecje nga e zakonshmja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button