Spanjë, plagosen dy persona në garën me dema

Zyrtarët spanjollë njoftuan se të paktën dy persona janë plagosur dhe disa të tjerë u lënduan gjatë garës së dytë të me dema nëpër rrugët në Festivalin e San Ferminit në qytetin verior të Pamplonas, raporton Anadolu Agency (AA).

Jose Aldaba, zëdhënës i Kryqit të Kuq të shtunën tha se një person u plagos në dorë dhe tjetri në kofshë.

Demat nga ferma Jose Escolar garën në rrugën prej 850 metrash e kaluan për pak më shumë se katër minuta. Përndryshe, kohëzgjatja mesatare e garës zgjatë rreth tre minuta.

Dy amerikanë dhe një spanjoll u plagosën në garën e parë të premten. Që të tre janë duke u trajtuar në spital për lëndime të cilat nuk ishin të rrezikshme për jetën.

Kremtimin nëntë-ditor të San Ferminit e popullarizoi Ernest Hemingway, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, në romanin e tij “The Sun Also Rises” (“Dielli përsëri lind”) në vitin 1926.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button