E dini çfarë bën partneri i Soni Malajt në backstage? Atë që bëjnë meshkujt që ëndërroni

Soni Malaj është në kulmin e karrierës. Kjo mund të jetë thënë shpesh në këto vite që kur këngëtarja ka nisur rrugën e muzikës, por këtë herë është e vërtetë që është në shkëlqimin e saj, sepse edhe vetë Soni e deklaron me forcë. Vitet që kanë ikur, në këtë periudhë, ajo i konsideron thjesht numra, sepse e ndien veten më energjike se kurrë, madje edhe më shumë se 20 vjet më parë, kur nisi karrierën muzikore.

E ftuar  në Top Magazine për të promovuar këngën e re “Loca”, Soni ka rrëfyer edhe për suksesin që po përjeton aktualisht në karrierë: “Është e çuditshme se sa energji kam unë tani, madje tani ndihem e plotësuar profesionalisht për të startuar dhe më vjen keq që vitet e mia janë thjesht ca numra, sepse unë ndihem siç kur kam nisur në fillim, thjeshtë më e plotësuar…” – rrëfen ajo.

Megjithatë të gjithë e dinë që kjo dozë energjie është edhe për shkak të lidhjes së saj të re me Klevin, i cili e shoqëron në çdo event muzikor. E pyetur nga Albani nëse këtë dozë energjie të shtuar e ka edhe nga partneri, ajo pohon duke thënë se edhe ai është një plus.

Por Klevi nuk është pranë saj vetëm për një dozë energjie më shumë. Si një partner ideal, ai është në çdo event muzikor të sajin, madje në backstage është i kujdesshëm për çdo detaj. Albana zbulon se këtë Klevi ka bërë edhe sonte: “Jo vetëm që e ka shoqëruar Sonin sonte, por në backastage ai mbante çantat, rrobat, e përkëdhelte dhe momentalisht është në studio… “

Këtë sjellje të tij e konfirmon edhe Soni, e cila shton se “është thjesht një lloj xhentilese që ka. Ai nuk e shikon dot një femër që të rrijë të mbajë çanta dhe ai të rrijë, në mënyrë absolute, pavarësisht se profili i tij është komplet jashtë kësaj, por është thjesht xhentilesa”, – thotë ajo me modesti, por pa e fshehur lumturinë te sytë që i shkëlqejnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button