Merkel: Manifestimet e dhunshme rrezikojnë jetën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila këtë vit mban presidencën e radhës të G20-ës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme, që u zhvilluan kundër Samitit G20 që po mbahet Hamburg, në Gjermani.

“Manifestimet e dhunshme rrezikojnë jetën dhe për këtë arsye janë të papranueshme”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi, raporton AFP.

“Shumë automjete të policisë u dogjën, rreth 160 policë u plagosën lehtë dhe të paktën 45 persona u arrestuan”, sipas policisë.

Para incidenteve të shumta, 20000 policët e vendosur tashmë në qytet kanë kërkuar forca shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button