Protokolli i G20-s e bën mënjanë presidentin Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u radhit në cepin e djathtë të shkallëve (e majta e fotografëve) gjatë shkrepjes së fotos zyrtare të grupit të udhëheqësve të 20 fuqive më të mëdha të botës, në samitin e Hamburgut, transmeton Top Channel.

Pozicioni i tij, edhe pse shkaktoi interpretime të ndryshme në media dhe rrjete sociale, thuhet se ka qenë thjesht për shkak të protokollit, e jo bazuar mbi vjetërsinë e personaliteteve të pranishme. Ndërkohë që “ajka” e grupit G20 përbëhej nga ajo që quhet edhe si “Trojka e G20-s”, ku përfshihen organizatorja gjermane, Kancelarja Angela Merkel, e shoqëruar në krahët e saj nga udhëheqësi argjentinas, Mauricio Macri, si dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Trump u vendos pikërisht në njërin prej cepave, mes presidentit indonezian, Joko Widodo, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili është edhe më pak i vjetër sesa presidenti amerikan në detyrë, pasi u zgjodh vetëm në muajin maj të këtij viti. Trump u betua në janar të 2017-s.

Por si renditeshin udhëheqësit botërorë gjatë samiteve të G20-s të viteve të kaluara? Për më shumë ndiqni fotogalerinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button