Zjarr të një pjese të sistemeve kabllovike në REK Manastir

Gjatë një manipulimi rutinor të një impianti 6 kilovatësh në bllok 1 të REK Manastir, sot pas orës 13 për shkak  të një gabimi të paqëllimshëm njerëzor, erdhi drejt një zjarri të një pjese të sistemeve kabllovike, i cili me intervenimin në kohë të shërbimeve kompetente në kombinat për një kohë të shkurtër është neutralizuar dhe është shuar, informojnë nga REK Manastir.

Gjatë ngjarjes, shtojnë, është lënduar një punëtori i cili menjëherë me automjetin e ndihmës së shpejtë është transportuar në Spitalin e Manastirit, ku pas intervenimit mjekësor ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Si rezultat i kësaj blloku 1 i REK Manastir është shkyçur dhe për momentin ekipet profesioniste të kombinatit janë duke punuar në sanimin e tij dhe pritet gjatë ditës së nesërme blloku të hyjë në funksion”, thuhet në kumtesën e REK Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button