G-20 kërkon heqje të përmbajtjeve ekstremiste nga interneti

Liderët e shteteve nga G-20 u pajtuan se internet provajderët duhet të vendosin teknologji të re dhe trajnim të të punësuarve që të fshihen dhe ndërpriten përmbajtjet ekstremiste nga interneti.

Në Samitin në Hamburg ata u pajtuan që të punojnë së bashku dhe të konsultohen për kanosjet e reja terroriste në komunikacionin ajror. Plan dhe premtime të tilla janë theksuar në kumtesën për luftën kundër terrorizmit, të cilën e publikoi Qeveria gjermane.

Liderët njoftuan se do të luftojnë për qasje ligjore dhe joarbitrare deri te të dhënat e dyshimta kur është rrezikuar siguria kombëtare, duke shtuar se qeverisja e të drejtës zbatohet edhe në internet dhe jashtë tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button