Maksuti: “Kampusi veror 2017” shembull për bashkëpunim ndërkombëtar në arsimin ushtarak dhe mbrojtje

Me ceremoni solemne në qendrën për trajnim “Pepelishte”, sot u mbyll projekti i tetë ndërkombëtar i arsimit të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë “Kampusi veror 2017”.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në solemnitet zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti, theksoi se Kampusi veror paraqet shembull për bashkëpunimin dhe partneritetin ndërkombëtar të vendeve nga rajoni dhe më gjerë në sferën e arsimit ushtarak dhe mbrojtje.

“Të gjithë vendet pjesëmarrëse janë partnerë të tanë shumëvjeçar të cilët i kushtohen ndërtimit të kuadrove cilësore dhe janë të përgatitur për investim në gjeneratat e ardhshme të oficerëve”, tha Maksuti dhe shtoi se me këtë projekt Republika e Maqedonisë edhe një herë tregoi se është fuqimisht e përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve të cilët janë të domosdoshëm për sfidat e reja të sigurisë.

Zëvendësministri theksoi se këtë vit Kampusi veror dallonte nga ata të mëparshmit, nga ajo që fokus është vendosur në elaborimin akademik të temave të ndryshme, ndërsa me qëllim të njëjtë – vendosje të rrjetit të fuqishëm të oficerëve të ardhshëm dhe përgatitjen e tyre për interoperabilitet dhe bashkëpunim të ardhshëm.

“Dituritë dhe aftësitë e juaja të larta ushtarake, aftësitë tuaja për lidership, kreativitet, guxim, etikë dhe integritet u nevojiten forcave të armatosura dhe të sigurisë kombëtare, por edhe bashkësisë ndërkombëtare. Shkollimi juaj në të njëjtat banka, në të njëjtit poligon për trajnim, miqësitë e përbashkëta të ndërsjella janë investim për besim dhe bashkëpunim të lartë të ndërsjellë në rajon dhe më gjerë në NATO dhe BE”, i porositi zëvendësministri kadetët-pjesëmarrës në Kampus.

кампус

“Kampusi veror 2017” filloi më 27 qershor, ndërsa pjesë e tij ishin 116 kadetë nga 12 vende, si dhe studentët nga Universitetet në Republikën e Maqedonisë. Pjesë më të madhe nga vendet pjesëmarrëse janë vende udhëheqëse anëtare të NATO-s midis të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Norvegjia, Polonia, Çekia, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, si dhe vendet e rajonit Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Republika e Maqedonisë si nikoqire, thuhet në kumtesën nga Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button