Si të realizoni foto bombastike në plazh?

Ky është problemi i shumicës së vajzave, pasi fotot vazhdojnë të mbeten nga më të preferuarat e tyre. Kur jemi në plazh, kemi dëshirë të shkëlqejmë me bikini, e të njejtën paraqitje duam të realizohet dhe nga imazhet e marra me celular apo aparat fotografik, shkruan Bordo.al. 

Kështu, vetëm femrt e kuptojnë se çfarë vështirësish duhen kaluar për foton perfekte në këtë mjedis. Përpos kërkesës për të shfaqur një trup sa më perfekt, ajo për të cilën vuajmë më shumë është dhe realizimi i një fotoje artistike, larg klishesë dhe të zakonshmes, për të bërë diferencën me të tjerët. Por, duke qenë se plazhi në përgjithësi është një lokacion i zhveshur, ku dallojnë vetëm deti, rëra dhe qielli, shpesh na rastis që të na mbarojnë idetë për të krijuar një variacion imazhesh. E në fakt, kjo është një ndër punët më të vështira edhe për profesionistët. Por, duhet patur parasysh, që thjeshtësia bën dallimin, edhe pse shpesh kjo është e vështirë të besohet. Gjithë çfarë ju duhet modeleve për suksesin në sete të ndryshme, është sjellja me aparatin fotografik.

Nuk mjafton vetëm një vend i bukur; ajo çfarë ti kërkon lidhet drejtpërdrejtë vetëm me ty. Qendrimi, shprehia e fytyrës, kostumi i plazhit me të cilin ke zgjedhur të pozosh, janë faktorët më të rëndësishëm për të marrë rezultate maksimale. Në galeri do të gjeni disa nga fotot më të bukura në plazh, të cilt mund t’i realizoni fare thjeshtë, ashtu sikurse bashkangjitur do të gjeni shpjegimin përkatës. Jeni gati për një ‘photo shooting’?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button