Osmani-Vinton: Patëm muaj të ngjeshur dhe dinamik, finalizuam planin 3-6-9, është koha të fillojmë realizimet

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani sot u takua me koordinatoren dhe përfaqësuesen përhershme të UNDP-së, Luisa Vinton.

Osmani iu falënderua koordinatores Vinton për angazhimin profesional dhe personal dhe bashkëpunimin e saj të shkëlqyer. Të dy u dakorduan se UNDP në periudhën e ardhshme mund të jep kontribut në aktivitetet që Qeveria i ndërmer për kthimin e vendit në rrugën e BE-së, transmeton MIA.

“Kishim një muaj dinamik, finalizuam Planin 3-6-9, koha është të fillojmë të realizojmë. Jemi të vetëdishëm për pritjet e mëdha nga qytetarët, gjë që  paraqet edhe një sfidë për ne t’i përdorim të gjitha mekanizmat për t’i adresuar reformat urgjente prioritare”, theksoi Osmani.

Duke e pasur parasysh përvojën ndërkombëtare dhe rajonale, zëvendëskryeministri Osmani theksoi se nga UNDP pret vazhdimin e procesit eurointegrues të vendit edhe më tutjej.

Ai theksoi se UNDP është partner shumëvjeçar i Maqedonisë që jep mbështetje në fushat e decentralizimit, përfshirjes sociale, mjedisit jetësor, rikonstruimin në raste të katastrofave, programeve ndërsektoriale dhe programeve të përbashkëta, dhe është i bindur se bashkëpunimi i tillë do të thellohet dhe të avancohet.gjithashtu shkëmbimi i përvojave në shfrytëzimin e IPA fondeve do të ishte kontribut shtesë në bashkëpunimin e suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button