Merkel u bën thirrje liderëve të G20 për bashkëpunim dhe pajtim

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se miliona njerëz shpresojnë që liderët e G20 do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke shprehur bindjen se çdo lider i Samitit të Liderëve G20 do të përpiqet për rezultate më të mira, Merkel tha se “Zgjidhjet mund të gjenden vetëm atëherë kur ne jemi të gatshëm për kompromis”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Samitit të Liderëve G20 me temën lufta kundër terrorizmit, liderët bënë “një foto familjare”.

Më pas Merkel duke kaluar në hapjen e Samitit tha se miliona njerëz shpresojnë që liderët e G20 do të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të botës.

“Unë jam e bindur se çdo lider në G20 do të përpiqet për rezultate të mira. Zgjidhjet mund të gjenden vetëm atëherë kur ne jemi të gatshëm për kompromis”, tha Merkel.

Merkel po ashtu theksoi se liderët duhet t’i tregojnë dallimet e tyre.

Liderët më pas morën pjesë në seancën e parë të mbledhjes me temën “Rritja Globale dhe Tregtia.

Në Samitin e Liderëve G20, pritet që për herë të parë të takohen kokë më kokë presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button