Shkëndija edhe ndaj Helsinkit luan në Strumicë

UEFA ka përcaktuar oraret e zhvillimit të ndeshjeve të para të turit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Helsinkit do të zhvillohet të enjten e 13 korrikut në orën 18:00. Kjo përballje do të luhet në stadiumin “Mlladost” të Strumicës.

Ndërsa përgjigje pozitive ka marrë nga UEFA ekipi i Rabotniçkit, që edhe në duelin e raundit të dytë të jetë nikoqire në kompleksin stërvitor të FMM-s, “Petar Milloshevski”. Në raundin e dytë Rabotniçki për kundërshtarë ka ekipin e Dinamo Minsk. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button