Putin u bën thirrje shteteve të G20-ës të bashkohen kundër terrorizmit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) që të krijojë “një front të bashkuar anti-terrorist”, ku Kombet e Bashkuara do të kishin rolin kryesor.

Putin i bëri këto komente një një takim të organizatës BRICS në Hamburg, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën Jugore.

“Rusia, vazhdimisht, ka rekomanduar krijimin e një front anti-terrorist, me OKB-në në rolin kryesor. Ne prapë do t’iu bëjmë thirrje partnerëve të G20-ës që t’i bashkojnë forcat në luftën kundër terrorizmit, të punojmë së bashku në neutralizimin e atyre kushteve politike, sociale, ekonomike dhe ideologjike, që favorizojnë terrorizmin dhe zgjerimin e tij”, tha Putin.

Takimi i vendeve të BRICS-it u zhvillua në margjina të samitit të G20-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button