Taravari: Mbikëqyrje inspektuese në klinikat e Shkupit do të ketë edhe gjatë fundjavës dhe javën e ardhshme

Mbikëqyrjet e paparalajmëruara inspektuese në klinikat e Shkupit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, si dhe javën e ardhshme, thekson në deklaratën e shkrim për mediat ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Është paraparë, thekson Taravari, që të realizohet mbikëqyrje në të gjithë klinikat universitare, si dhe në institucionet e tjera shëndetësore publike nëpër shtet. Sipas tij, qëllimi është që nga afër të shihet gjendja nëpër institucione dhe të miratohen masa konkrete, në qoftë se hasin në mangësi të caktuara.

Ministria e Shëndetësisë paraprakisht njoftoi se sipas udhëzimit të Taravarit mbrëmë inspektorë nga Inspektorati shtetëror për sanitari dhe shëndetësi dhe përfaqësues nga kabineti i tij kanë realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në pesë institucione shëndetësore publike në Qendrën klinike në Shkup.

Mbikëqyrja ka treguar se gjendja e përgjithshme sanitare-higjienike në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë nuk është në nivel të kënaqshëm, ndërsa mbeturinat mjekësore nuk selektohen në mënyrë të drejtë.

Është konfirmuar se në Qendrën urgjente, në Ortopedi dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive të bardha dhe tuberkulozë, gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare është relativisht e mirë, për dallim nga Traumatologjia ku gjendja e përgjithshme higjienike-sanitare nuk është në nivel të kënaqshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se menjëherë po ndërmarrin masa për mënjanim të mangësive të konstatuara.

Qëllimi i mbikëqyrjes, siç thuhet, është vazhdimësi në mirëmbajtjen e kushteve të përgjithshme sanitare-higjienike dhe sanitare-teknike në objekt, respektim të orarit të punës, mbulim i vazhdueshëm i ambulancave të pranimit për raste urgjente, si dhe respektim të Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit, ndërsa sipas zgjedhjes së rastësishme janë kontaktuar pacientë lidhur me raportin etik dhe profesional të punonjësve shëndetësorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button