ASHAM do të bashkëpunojë me Qeverinë për të gjithë çështjet kyçe për shtetin

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar me ministrat e Qeverisë sot e vizitoi Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe nga kryetari i ASHAM-it Taki Fiti është informuar për punën e Akademisë e cila sivjet shënon 50 vjet nga themelimi, transmeton MIA.

ASHAM në korrespondencën deri te mediat informon se Fiti ka theksuar gatishmëri të madhe për bashkëpunim me Qeverinë për të gjithë çështjet kyçe në sferat e shkencave dhe arteve, si dhe me dhënie të mbështetjes eksperte në rrugën drejt proceseve integruese euroatlantike dhe zhvillimin e shtetit.

“Fiti posaçërisht theksoi se në bashkëpunim ASHAM çdoherë ka insistuar për respektim të pavarësisë së saj, të garantuar me Ligjin për ASHAM-in”, informon Akademia.

Зоран Заев и Таки Фити (МАНУ јули 2017)

Kryetari i Qeverisë ka theksuar se nga ASHAM-i pret që të kyçe në të gjithë proceset për gjetje të zgjidhjeve më të mira për perspektiva më të mira për shtetin.

“Kryeministri Zaev në fjalimin e ti deri te akademikët potencoi se Qeveria është e hapur për bashkëpunim dhe se duke e respektuar pavarësinë e Akademisë si institucion më i lartë shkencor dhe artistik në vend, pret që ASHAM me të gjithë kapacitetet e saj, me marrëdhënie kritike, të kyçet në të gjithë proceset e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për perspektiva më të mira për shtetin, posaçërisht në sferat e arsimit, shkencës, ekonomisë, mjedisit jetësor, por edhe në të gjithë aspektet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë”, shkruan në kumtesën nga ASHAM-i për vizitën e sotme të Zaevit dhe anëtarëve të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button