Osmani-Bejli: Nuk është e lehtë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe Ambasadorit të SHBA-ve, Xhes Bejli.

Zëvendëskryeministri Osmani në takim iu referua reformave prioritare të Qeverisë të përfshira në Planin 3-6-9, prezantuar dy ditë më parë, nga e cila dalin detyrimet të cilat Qeveria  mori pra partnerëve evropian. Detyrime për reforma që duhet ti ç ‘frenojnë proceset euroatlantike në vend dhe që janë nevojë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Ai theksoi se zbatimi i Reformave Urgjente Prioritare dhe bashkëpunimi rajonal për integrim në BE janë dy trajektore paralel që ec puna e Qeverisë së re.

Nuk është e lehtë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione dhe sundimin e ligjit dhe partnerët ndërkombëtar të binden për qëllimin tonë të sinqertë për t’ju kthyer rrugës së drejtë. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç se anëtarësimi në BE dhe NATO dhe për këtë arsye është e rëndësisë së veçantë të jemi këmbëngulës. Në atë rrugë, mbështetja juaj për integrimin tonë evropian dhe euro- atlantik, si dhe  të miqësisë së ndërsjellë , janë të rëndësisë së veçantë’’- theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi edhe nevojën e kohezionit të duhur të cilën e ofron zbatimi i plotë i marrëveshjes kornizë i Ohrit me dinamikën e duhur e cila nuk do ta rrënoj mjedisin pozitiv social.

Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit theksuan pritjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet me sukses edhe në periudhën e ardhshëm, ndërkaq SHBA-ja mbetet edhe më tej partneri strategjik i vendit, dhe vend mbështetës i procesit euro- integrues i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button