PTHP ngriti akuzë kundër tetë personave për vjedhje në Tutunka Bankë

Prokuroria Themelore Publike, Shkup sot te Gjykata Penale dorëzoi akuza në të cilat janë përfshirë 8-të persona, së bashku me masat e propozuara për sigurimin e pranimit, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria konfirmoi se në periudhën prej 31.03.2017 deri 08.04.2017, katër të akuzuarit e parë të përfshirë në aktakuzën, me paramendim edhe në më shumë veprime kohore të lidhura, duke e shfrytëzuar pozitën e punës dhe njohjen e proceseve të punës në bankë në mënyrë të paligjshme kanë marrë para me shumë të jashtëzakonshme prej 400.00 franga franceze dhe 375.000 euro. Me 10.04.2017 është kryer vjedhje edhe të 2.000.000 frangave dhe 270.000 eurove”, shkruan në deklaratën e PTHP-së.

Prokurori kompetent deri te gjykata dorëzoi aktakuzë kundër katër personave të parë, nga të cilët për tre edhe propozim për vazhdimin e masës për paraburgim, ndërsa për një person në fuqi janë përcaktuar masa për kujdesje.

I akuzuari i parë, Boban Smillevski, i punësuar në Tutunska Bankë dhe i dyshuari i dytë ndiqen për fshehje dhe vjedhje të rëndë. I akuzuari i tretë me aktakuzë ngarkohet për vepër penale – vjedhje të rëndë me ndihmesë dhe personi i katërt akuzohet për vepër penale- fshehje bashkë me kryerësin.

Për vepër penale – vjedhje të rëndë nga neni 236 paragrafi 3, që ka të bëjë me lëndën me vlerë prej masave më të larta, është nënshkruar dënim me burg prej 3 muajve deri 10 vjet. Për vepër penale nga neni 239 paragrafi 5 – fshehje, ligji parashikon dënim me burg prej 1 deti 10 vite.

Prokurori kompetent i cili vepron në lëndë sot te Gjykata dorëzoi edhe aktakuzë kundër katër personave tjerë, të cilëve si persona përgjegjës në ankë në bazë të aktit të përgjithshëm, me autorizim të veçantë u janë besuar disa punë të caktuara, me pavetëdije kanë vepruar gjatë kryerjes së autorizimeve dhe detyrave dhe me atë e kanë mundësuar përvetësim kundërligjor të parave në shumën e lartpërmendur.

Në pajtim me Kodin penal është parashikuar dënim për këtë vepër penale burg prej gjashtë muajve, si dhe shqiptim të detyrueshëm edhe të dënimit me para për kryerësit.

“Gjatë procedurës së tanishme, me propozimin e prokurorit kompetent kanë qenë të përcaktuara masat nga Gjykata për –ndalim të transaksioneve financiare nga neni 200 paragrafi 7 dhe 8 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi penal që gjithashtu mbeten në fuqi. Me ngritjen e akuzave, prokuroria ngriti edhe Propozim të veçantë për marrjen e përkohshme të pasurisë për shkak sigurimit kundër një personi të përfshirë në aktakuzë. Propozimi ka të bëjë me ndalimin e tjetërsimit,  vendosjes në hipotekë dhe në mënyrë tjetër dispozicion me pasuri të patundshme që Prokuroria detajisht e ka theksuar në akuzë”, deklaruan nga PTHP-ja.

Vjedhja nga Tutunska Banka ndodhi mes 6 dhe 10 prillit. I akuzuari Smillevski paratë nga banka i ka nxjerrë në disa raste dhe deri tani nuk janë gjetur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button