Grubi – Janakakis: Shqiptarët të jenë pjesë e zgjidhjes së kontestit me Greqinë

Deputeti Artan Grubi, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë Ambasadorin e Greqisë në Shkup, Dimitris Janakakis.

Deputeti Grubi dhe Ambasadori Janakakis diskutuan për aktualitetet politike në vend dhe në rajon, negociatat Shkup – Athinë rreth kontestit për emrin, fqinjësinë e mirë, planin reformues, si dhe integrimin euroatlantik.

Grubi theksoi se partnerët shqiptar të koalicionit qeverisës duhet të përfshihen medoemos në procesin e zgjidhjes së kontestit me emrin për arsye se këtë e presin qytetarët.

“Kjo është premtuar në programet tona zgjedhore si dhe është dakorduar nga të gjitha partitë shqiptare në Deklaratën e Përbashkët. Procesi i ndërtimit të masave të mirëbesimit midis Shkupit dhe Athinës duhet të ri-intensifikohet dhe të vijojë bashkë me negociatat e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona për zgjidhjen e çështjes së hapur. Integrimi në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian janë prioritete tona absolute” tha ai.

LEXO: Maqedoni, shqiptarët mund të jenë çelësi i zgjidhjes së çështjes së emrit me Greqinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button