Të gjitha bllokadat në Kuvend: Katër raste ekstremne të “filibasterit” të Maqedonisë

Deputetët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dje kanë formuar 10 grupe të deputetëve, hap i cili interpretohet si përgatitje dhe paralajmërim se opozita do t’i bllokojë ligjet reformuese nëpërmjet të ashtuquajturës “filibastering”, e cila nuk është qjë e cila nuk është e njohur për demokracinë parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Filibastering” (termi e ka prejardhjen fjala holandeze për pirat) deri më tani është përdorur katër herë në Kuvend, kryesisht nga opozita, për anulimin e diskutimeve kuvendore, që të parandihet miratimi i ligjeve ose vendimeve. Në tre raste është, kjo taktikë është shfrytëzuar deri në ekstrën, ndërkaq dy herë me dhunë në Kuvend.

Për kuriozitet, në rastet më ekstreme të filibasteringut në Kuvend, figurë qendrore ka qenë, kryetari aktual i Kuvendit, Tlat Xhaferi dhe ai ka qenë filibasteri ose personi për të cilin një grup përkatës i deputetëve ka kryer filibastering.

Deri më tani Kuvendi ka pasur katër raste ekstreme të filibasteringut.

  • Talat Xhaferi kundër ligjit për “branitellat” – Talat Xhaferi bashkë me grupin e deputetëve të BDI-së në vitin 2012, 40 ditë e kanë bllokuar miratimin e ligjit për branitellat. Xhaferi me recitim të poezizë dhe heshtje e ka bllokuar punën e Komisonit për Punë dhe Politikë Sociale
  • LSDM kundër sjelljes së buxhetit në vitin 2012 – Deputetët e grupit të LSDM-së, atëherë në opozitë, në vitin 2012 me sjelljen e 1000 amendamenteve janë përpjekur që t’i bllokojnë trupat e Kuvendit që të parandihet miratimi i buxhetit shtetëror për vitin 2013. Kjo episodë ka mbaruar me largim nga salla të deputetëve të LSDM-së dhe të gazetarëve. Kjo ditë ndryshe njihet edhe si “E hëna e zezë”.
  • VMRO-DPMNE kundër Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit – Deputetët e VMRO-DPMNE-së këtë vit, me replika dhe kundër-replika e kanë bllokuar seancën konstituive për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonsië, Filibasteringu i VMRO-DPMNE-së ka mbaruar me hyrjen me dhunë të protestuesve në Kuvend, ku u rrahën deputetët e shumicës parlamentare, në mesin e tyre dhe kryeministri Zoran Zaev, por dhe gazetarët.
  • VMRO-DPLME kundër shkarkimit të Zvërevskit – Rasti i katërt që tanimë është vetëm se është paralajmëruar. VMRO-DPMNE ka formuar 10 grupe parlamentare, ndërkaq qëllimi i formimit të këtyre grupeve është që të bllokohet shkarkimi i prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski. Çdo koordinator ka të drejtë që të shfrytëzohet pauzë, stenograme dhe video-inçizime nga seancë.

Ndryshe, filibasteringu e ka traditën nga senati amerikan, ku taktikën e këtillë e kanë përdorur senatorët e pakicës për shkak se në vitin 1917 është sjellë “rregulla 22” me të cilën, debati, gjegjësisht filibasteri, mund të mbyllet me shumicën e dy të tretave.

Në Kuvendin e Maqedonisë kësi lloj mundësi nuk ka. Kjo është e theksuar edhe në raportin e Komisionit Anketues për ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button