Trudo: Tramp duhet ta kryesojë luftën kundër ndryshimeve klimatike

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo për gazetën gjermane “Bild” deklaroi se liderët e vendeve të G-20 do t’i bëjnë me dije presidentit amerikan Donald Tramp se ai duhet të jetë shembull për mbështetjen në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Para tij do të deklaroj se është me rëndësi ta marrim rolin udhëheqës në përballjen me ndryshimet klimatike dhe në krijimin e vendeve të mira të punës”, theksoi Trudo.

Tramp muajin e kaluar vendosi që SHBA-ja të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button