AMP: Xhaferi të mos lejojë që VMRO-DPMNE të krijojë shumë grupe parlamentare

“Aleanca për Maqedoni Pozitive (APM) vlerëson se neni 33 paragrafi 2 i Rregullores për punën e Kuvendit i cili thotë se “grupin e deputetëve e përbëjnë më së paku pesë deputetë të cilët bëjnë pjesë një ose më tepër parti”, nuk jep mundësi që të një parti të formojë shumë grupe të deputetëve”, thuhet në reagimin e Aleancës për Maqedoni Pozitive, njofton Portalb.mk.

APM apelon deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, që të mos e pranojë krijimin e shumë grupeve të deputetëve nga ana e VMRO-DPMNE-së, derisa së paku 5 deputetë nuk dorëzojnë garanci se më nuk janë anëtarë të partisë VMRO-DPMNE-së. Pastaj, shtojnë nga APM, të kërkohet edhe garanci me shkrim nga VMRO-DPMNE se ajo heq dorë nga deputetët.

“Me këtë qasje do të ruhet reputacioni i Kuvendit, do të ulen tensionet për bllokadë të punës së Kuvendit”, thonë nga APM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button