Velipojë: Ndahet nga e dashura, e rrah në mes të plazhit (FOTO)

Përfundimi i lidhjes së dashurisë mes dy të rinjve shkodranë, nuk është pranuar lehtë prej djalit.

S.P., 20 vjeç, banues në Shkodër dyshohet se plazhin e Velipojës, ka përndjekur dhe ka goditur me grushte ish-të dashurën e tij S.Y., 21 vjeçe.

Mësohet se që nga momenti i ndarjes mes tyre, rreth një muaj më parë ai kishte nisur përndjekjen ndaj vajzës. Ku shkonte ajo, ai i vinte pas.

Gjatë ditës së djeshme, e reja kishte shkuar në plazh dhe ish i dashuri i saj i ka dalë përpara. Ai ka nisur të debatojë me të dhe ta rrahë, duke i thënë se nuk kishte për të qenë e askujt tjetër përveçse e tij. E reja pasi shpëtoi në duart e tij, prej ndërhyrjes së personave të rastit u drejtua në polici për denoncim, duke çuar në arrestimin e të riut.

auto_auto_sherr14597187221499271031-650x358

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button