LAA e bindur se PAN-i do të dështojë në formimin e Qeverisë

Duket se koalicioni LAA kanë gjetur gjuhë të përbashkët mes vete. Brenda pak kohësh sa qëndruan në partneritet ata formuan një listë të deputetëve, të cilën e konsiderojnë si ofertën më të mirë që kishte qytetari në këto zgjedhje.

Kandidati për kryeministër i koalicionit LAA, Avdullah Hoti në një intervistë për Rubikon të KTV-së u shpreh i sigurt në dështimin e koalicionit PAN karshi krijimit të qeverisë.

“Jam i bindur se do të dështojë koalicioni PAN në formimin e qeverisë dhe besoj shumë se ka forca tjera politike që mund ta ndërtojnë qeverinë”, ka thënë ai.

Hoti falënderon të gjithë ata që për një kohë të shkurtër arritën ta mbështesin gjatë fushatës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai i qëndron prapa deklaratave të tij që renditja e kandidatëve në listë nuk ka pasur fare rëndësi dhe këtë e pasqyron numri i votave që kanë marrë kandidatë me numra të ndryshëm, konkretisht numri i deputetes, Vjosa Osmanit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button