Zaev-Zvizdiq: Duke zhvilluar shtetet do të përparojmë në NATO dhe BE

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë pasdites është takuar me kryesuesit e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq ku bashkërisht kanë konstatuar se të dy shtetet janë shembull në nivel rajonal dhe evropian se si mund të jetohet me dallime dhe të përparohet derisa për të ekziston vullnet politik, njofton Portalb.mk.

Ata gjithashtu vlerësuan se qëllime strategjike të të dyja shteteve janë Bashkimi Evropian, NATO, dhe se për arritje të tyre duhet përkrahje ndërfqinjësore si dhe respektimi i vlerave evropiane.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev shtoi se Qeveria e re është e orientuar që të hap perspektiva të reja duke krijuar ura me raporte të mira ndërfqinjësore.

Ndërkaq Zvizdiq ka theksuar se Bosnja e Hercegovina ka përparim serioz në energjetikë, infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe se për këtë ka interes për bashkëpunim me Maqedoninë. Bashkërisht është konstatuar se janë krijuar mundësi për thëllim të bashkëpunimit ekonomik me qëllim të së cilit janë caktuar edhe biznes forume në të dyja shtetet.

Të gjitha këto u thanë në kuadër të manifestimit për biznes në Evropën e Mesme dhe Jugperëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button