Disa fakte për G-20

Grupi 20 shtetet më të zhvilluara në botë do të mbajë nesër dhe pasnesër samit në Hamburg i cili është i 12-ti me radhë. Disa fakte për G-20:

– Në grup janë 19 shtetet më të zhvilluara plus BE-ja. Shtetet janë: Argjentina, Australia, Brazili, Britania, Kanadaja, Kina, Franca, Gjermania, India, Indonezia, Italia, Japonia, Meksika, Rusia, Arabia Saudite, Afrika Jugore, Koreja e Jugut, Turqia dhe SHBA-ja.

– G-20 gjithmonë i fton Bankën Botërore dhe KB-në në seancat, ndërsa Spanja është mysafir i përhershëm. Të ftuar të tjerë nga nikoqiri kësaj radhe janë Holanda, Norvegjia dhe Singapori.

– Në G-20 janë pothuajse dy të tretat e popullatës së përgjithshme, tre të katërtat e eksportit global dhe tre të katërtat e tregtisë globale.

– Është formuar në vitin 1999 për koordinimin e politikës ndërkombëtare për stabilitet ekonomik dhe financiar, por temat zgjerohen në një numër të madh të temave globale – nga lufta me terrorizmin deri në ngrohjen globale.

– G-20 mban takim një herë në vit në nivel të shefave të shteteve apo qeverive. Në vitin 2009 dhe 2010 pati dy samite gjatë krizës financiare. Ministrat e Financave dhe shefave të bankave qendrore kanë takime vjetore prej vitit 1999.

– Samiti G-20 për herë të parë u mbajt në Gjermani dhe për herë të tretë në Evropë. I radhës do të mbahet në Argjentinë, e cila e ndërmerr kryesimin prej 1 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button