Njerëzit “vaksinohen” ndaj fakteve alternative

Në janar, një studim i botuar prej Global Challenges zbuloi se njerëzit mund të “vaksinohen” për faktet alternative. Studiuesit zbuluan se doza të vogla keqinformimi mund të nxisin në njohjen e lajmeve të rreme më vonë. Ata e testuan këtë teori tek një prej fushatave më të mëdha të keqinformimit: ngrohjen globale. Autori i studimit, Dan Kahan, vëren se ndërkohë që ka 97 përqind konsensus mes shkencëtarëve se njerëzit janë përgjegjës për rritjen e temperaturave globale, kjo statistikë është “pa vlerë”, për shkak të fushatave të keqinformimit dhe lajmeve të rreme, përcjell bota.al. 

Studiuesit zbuluan se vaksinimi eleminon nga gjysma deri në dy të tretat e ndikimit të keqinformimit. Një nga aspektet më interesante të këtyre zbulimeve është se “askujt nuk i pëlqen që të mashtruarohet” – as edhe grupet e prirur për të kundërshtuar ndryshimin e klimës, si një teori komploti. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button