Takim i zëvendëskryeministrit Osmani me ambasadoren kroate Barishiq

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Daniella Barishiq, ku e informoi për Planin 3-6-9, i cili u prezantua dje për herë të parë para publikut dhe në të cilën janë shënuar Reformat Prioritare të Qeverisë për shfrenimin e proceseve eurointegruese.

“Kemi Qeveri reformuese, e cila që nga fillimi iu përkushtua zbatimit të reformave dhe pranimit të të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e Bashkimit Evropian si dhe dokumenteve relevante që shënojnë gjendjen në Maqedoni”, theksoi Osmani në takimin.

Ai, siç informoi SÇE, iu referua bashkëpunimit të ndërsjellë, duke rikujtuar aktivitete e shumta për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve, prej të cilave njëra nga më të rëndësishmet ishte tuning projekti i fundit për përforcimin e mekanizmave të BE-së për koordinim. Gjithashtu, në frymën e miqësisë së gjatë, Osmani kërkoi dhe mbështetje nga Kroacia për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë.

“Kroacia, si vend anëtar i BE-së dhe vend i rajonit, ka interes të posaçëm nga anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërkaq si miku ynë, presim që të jetë vend lobues i proceseve euro- integruese të Maqedonisë, brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes dy vendeve është miqësor, po që duhet të vazhdojë me intensitet më të lartë, Kroacia si vend më e re anëtare e BE-së ka përvojë më të freskët në procesin e bisedimeve me BE-në, gjë që mund t’i ndihmojë shumë Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button