Gazetarët: Institucionet s’i shpërndajnë informatat, qasja në to më e shtrenjta në rajon
Institucionet i shohin gazetarët si armiq, e jo si aleatë. Qasja në bazat publike të të dhënave është e shtrenjtë. Për të dhënat paguhen çmimet më të larta në rajon. E nëse bëhet fjalë për ndonjë njeri me fuqi politike, atëherë institucionet frikësohen edhe më tepër që t’i shpërndajnë informatat, thonë gazetarët hulumtues Zhaneta Haxhi-Zafirova, Sashka Cvetkovska dhe Xhelal Neziri.
Ata konsiderojnë se gazetarët hulumtues në Maqedoni jetojnë nën çdo nivel të dinjitetit njerëzor.
Videoja është pjesë e projektit “Kush ua lidh duart gazetarëve dhe si të zgjidhen ato”.