Zhbogar pret të zbatohen reformat nga Plani aksional 3-6-9

Euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme në komunat Çellopek dhe Bërvenicë, ku ka kryer verifikim të objekteve infrastrukturore, të cilat rikonstruktohen me para nga Bashkimi Evropian, ka shfaqur shpresë se Qeveria e re do t’i zbatojë reformat nga plani aksional 3-6-9, të cilat dje i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, transmeton MIA.

“Ajo që është e mirë është se Qeveria doli me reforma, megjithatë këto reforma tani nuk janë me gojë, por edhe këto reforma janë vendosur në letër. Kuptohet, ky optimizëm se do të zbatohen këto reforma duhet ta shohim në tre muajt e parë , siç edhe paralajmëroi Qeveria. Unë mund të them se me formimin e Qeverisë së re krijohet mundësi e re dhe optimizëm i ri si tek njerëzit ashtu që jetojnë në Maqedoni ashtu dhe tek vendet e BE-së. Konsideron se Qeveria do të arrijë të porosis disa punë që do ta lëviznin vendit drejt integrimit euroatlantike”, deklaroi Zhbogar.

Ndërkaq, euroambasadori Zhbogar sot ishte për vizitë pune në Komunën e Bërvenicës ku ka kryer ekspertizë në rikonstruksionin e rrugës Çellopek – Miletinë, ndërsa gjithashtu ka qenë edhe në fshatin Gurgurnicë, i cili bën pjesë në komunën Bërvenicë ku së bashku me kryetarin e Bërvenicës, Enver Pajaziti e vizituan rikonstruksionin e shkollës fillore në këtë fshat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button