Maqedoni, shqipja e barabartë me maqedonishten e rrumbullakon MO-në

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi sot në Kuvendin e Maqedonisë, ka takuar Ambasadorin e Italisë në Maqedoni,  Karlo Romeo, njofton Portalb.mk.

Deputeti Grubi dhe ambasadori Romeo këmbyen opinione rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, procesin e miratimit të reformave sistemore, barazinë gjuhësore si dhe integrimit e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Deputeti Grubi njoftoi ambasadorin Romeo për procesin e përpilimit të Deklaratës parlamentare për përshpejtim të proceseve reformuese dhe integruese të vendit në BE si dhe për shqyrtimin e planit 3-6-9 të Qeverisë në Komisionin për çështje evropiane. Grubi kërkoi mbështetjen italiane për heqjen e kushtëzimit të rekomandimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Deputeti Grubi theksoi se barazia gjuhësore rrumbullakëson normativisht Marrëveshjen e Ohrit dhe e bën shoqërinë më kohezive. Grubi dhe ambasadori Romeo diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale midis Italisë dhe Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Komisionit parlamentar për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button