Tuntev: VMRO-DPMNE do që t’i bllokojë reformat

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, thotë se formimi i dhjetë grupeve parlamentare nga ana e opozitës VMRO-DPMNE është vetëm që të bllokohet Kuvendi dhe të mos mundësohen proceset reformuese, njofton Portalb.mk.

“VMRO-DPMNE po sillet me dyfytyrësi dhe pa përgjegjësi. I ftojmë që të heqin dorë nga hapi i pavetëdijshëm, i cili është në kundërshtim me interesat shtetërore dhe të qytetarëve”, tha Tuntev në konferencë për shtyp.

Sipas tij, VMRO-DPMNE ka të drejtë t’i formojë grupet e deputetëve, por jo që t’i obstruksionojë proceset reformuese.

“Ne si shumicë parlamentare do t’i ndërmarrim të gjitha masat që ta parandalojmë këtë. Nga aeroplani shihet se obstruksionojnë, që të mos shkarkohet Zvërlevski”, tha Tuntev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button