Mos-zgjedhja e kreut të komunës, protestë në Bogovinë (VIDEO)

“Alo Qeveria”, “mos luani me dinjitetin e arsimtarëve”, “pa arsim s`ka zhvillim”, këto ishin disa nga parullat që u shpalosën në protestën e sotme para komunës së Bogovinës, të organizuar nga Sindikata e Arsimtarëve dhe punëtorëve shkencorë për të shprehur pakënaqësinë për vonesën e zgjedhjes së kreut të ri të Komunës. Ata kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin se inatet politike duhet të lihen anash nga këshilltarët, ndërkohë që kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria për zgjidhjen e problemit, njofton Alsat.

Arsimtarët shprehen të revoltuar, dhe kërkojnë nga këshilltarët që të lënë anash inatet politike.

Protestat pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim, ndërkohë që, nëse problemi nuk zgjidhet shpejt, nuk përjashtohet mundësia për radikalizmin e tyre.

Një ditë më parë këshilli i komunës së Bogovinës për të dytën herë dështoi që të zgjedh ushtruesin e detyrës kryetar komune, shkaku i inateve politike mes këshilltarëve. Gjatë ditës pritet njoftim i ri për mbajtjen e seancës së këshillit të komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button