Pas 24 vitesh, zbulohet arsyeja përse Tupac u nda nga Madonna

Historia e dashurisë mes reperit Tupac dhe Madonna-s, paska qenë më e thellë seç mund ta mendonim ne. Ishte viti 2005, kur Madonna deklaroi se kishte qenë në një lidhje me Tupac, 3 vite para vdekjes së tij, në 1995-ën.

Por mbretëresha e popit asnjëherë nuk u shpreh për arsyet që e çuan drejt ndarjes. Dhe në fakt teksa tani është zbuluar kjo arsye, nuk ka qenë Madonna ajo që e ka kërkuar ndarjen por Tupac.

Nga burgu ai i ka shkruar këngëtares një letër ku i kërkon asaj falje që nuk ka qenë një mik i mirë për të. Tupac ka shkruar se nuk mund ta vazhdojë këtë lidhje me të, pasi ajo është e “bardhë”.  

Tupac i ka kërkuar gjithashtu Madonna-s në këtë letër, që të bëjë kujdes, pasi ka njerëz që nuk do të hezitonin t’i bënin keq.

‘Jo të gjithë janë të ndershëm ashtu si duken, zemrat e tyre mund të jenë të mbushura me zili dhe dashakeqësi. Ka njerëz të cilët nuk do të hezitonin të të bënin keq. Nuk e di se si ndihesh për të më vizituar, por unë do të doja të flisja ballë përballë me ty. Është qesharake por përvoja më ka mësuar se nuk duhet të harxhoj më tepër kohë’,-shkruan Tupac në letrën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button