fbpx

Disa qytetarë të Strugës hodhën mbeturina para ndërtesës së Komunës

Një grup i qytetarëve të pakënaqur nga moszgjidhja e problemit me deponinë që u dogj dhe i helmoi qytetarët e Strugës, mbrëmë hodhën mbeturina para ndërtesës së Komunës së Strugës, njofton Portalb.mk.

“Nëse nuk dislokohet deponia dhe nuk zgjidhet ky problem në kohë sa më të shpejtë, do të ndërmarrim masa edhe më radikale. Do të dalim në protestë dhe do t’i bllokojmë rrugët”, deklaruan disa qytetarë për Ohridpres.

Banorët e Strugës tashmë me vite kërkojnë zgjidhje të problemit me deponinë e egër, por revolti edhe më fortë u bë prej kur e dogjën deponinë dhe u la të digjet me ditë të tëra. Deponia ndodhet vetëm 500 metra prej qytetit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, me 22 qershor paralajmëroi se po shqyrtohen mundësitë serioze që në periudhën e ardhshme deponia e Strugës të deslkohet dhe në periudhë sa më të shkurtër do t gjendet zgjidhje për problemin.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close